zoom

Aktualitet

Në kërkim me urdhër të SPAK, arrestohet Altin Morina! Kush është ish-efektivi i RENEA-s, bashkëpunëtor i Durim Bamit

Në kërkim me urdhër të SPAK, arrestohet Altin Morina! Kush është ish-efektivi i RENEA-s, bashkëpunëtor i Durim Bamit

Altin Morina, ish-efektivi i RENEA-s i shpallur në kërkim nga SPAK më 17 Maj 2024, është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Tiranë.

Ish-efektivi u arrestua nga policët e Komisariatit nr.2 dhe në momentin e prangosjes shoqërohej nga një tjetër persona.

Altin Morinës mësohet se iu është gjetur me vete një armë dhe dokumente false. Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacion “Revanshi” pasi akuzohet si bashkëpunëtor i Durim Bamit në kultivimin e kanabisit në zonën e Niklës dhe Tapizës.

“Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami, në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës”, thuhet në dosjen e SPAK.

Altin Morina u arrestua edhe më 14 mars 2023 në zonën e Komunës së Parisit pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip Audi Q8 me 113 mijë euro, një shumë paundësh dhe lekësh me vete. Por, me vendim të gjykatës ish-efektivin e forcave RENEA, u la i lirë në muajin prill të atij viti.

Ai kishte deklaruar se shumat e parave i kishte marrë tek një biznesmen për një hall personal. Ndërkohë në atë kohë mor në pyetje edhe biznesmeni që Morina pretendoi se i dha lekët dhe ai ka pranuar që i ka dhënë paratë.

Postime të lidhura