zoom

Aktualitet

U kap me 113 mijë euro në “Audi”, lirohet nga qelia shefi i stërvitjes në RENEA

U kap me 113 mijë euro në “Audi”, lirohet nga qelia shefi i stërvitjes në RENEA

Altin Morina, shefi i stërvitjes pranë repartit special RENEA në Tiranë, është liruar nga qelia.

Punonjësi i policisë u arrestua nga kolegët e tij, një muaj më parë, teksa në makinë ju sekuestruan 113 mijë euro cash, të padeklaruara nga Morina.

Vendimi për lirimin e Morinës është marrë tre ditë më parë nga gjykata e Tiranës, e cila pranoi kërkesën e specialit për ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në Burg” në “Detyrim për tu paraqitur në prokurori”.

Në muajin Mars 2023 Morina u kap teksa lëvizte me një makinë “Audi”, brenda së cilës u bllokuan 113 mijë euro.

Tre ditë pas arrestimit, Morina doli para gjykatës, e cila vendosi ta mbyllë në qeli për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Por Altin Morina deklaroi se: “…prokuroria nuk ka asnjë provë, paratë i kam marrë nga një biznesmen 30 minuta para arrestimit. Nuk vijnë nga produkt kriminal, jam gati të bashkëpunojë me organin e akuzës për ti dhënë prova që lekët i mora për arsye personale dhe familjare. Nuk ka patur person tjetër në shoqërinë time në momentin e arrestimit…”.