zoom

Aktualitet

Arrestohet efektivi i RENEA-s në Tiranë, iu gjetën mbi 100 mijë € në mjetin e tij

Është vënë në pranga efektiv i RENEA-s, Altin Morina për shpërdorim detyre. 40-vjeçari u kap nën shoqërinë e një personi që dyshohet si i përfshirë në atentatin në Don Bosko.

Në mjetin e tij janë gjetur një shumë e konsiderueshme parash, rreth 100 mijë euro kesh.

Ky i fundit është në profesionin e Shefit të Stërvitjes së Repartit Special Renea. Ende nuk ka dijeni se çfarë me saktësi e ka lidhur efektivin e RENEA-s me personin që po verifikohet për lidhje me atentatin në Don Boskos, por deri në këto momente policia nuk e ka të konfirmuar Morninën si person të dyshuar për të njëjtën ngjarje.