zoom

Aktualitet

Piktori propozon: Urbani i Unazës të qëndrojë mbi Lanë, me autor “Popullin”

Piktori Helidon Haliti propozon që urbani i Unazës që u rrëzua mbrëmjen e djeshme dhe ndodhet dhe sot mbi Lumin Lana, të qëndrojë atje si një instalacion.

Duke kërkuar paraprakisht ndjesë, ai thotë se nuk ka për qëllim të prekë askënd, por e konsideron autobusin një “një vepër të bukur” që mund të qëndrojë në vendin ku u aksidentua, autor të jetë “populli”.

“Pa dashur te prek askend dhe kerkoj ndjese per ketë por e kam krejt artistik propozimin….Une kete e lija aty si ISTALACION ARTI dhe do ishte nga istalacionet me te bukur ne bote me autor”POPULLIN” ju lutem pranoni propozimin tim dhe mos e hiqni, une nuk jam ANRI SALA qe te me degjoni por duhet te degjohem…”, shkruan piktori.

  • /Zoom.al