zoom

Aktualitet

Aksidenti në Tiranë, ja kush janë 5 personat që mbetën të plagosur

Policia e Tiranës ka dhënë informacione shtesë lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Policia bën të ditur se të 5 të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, se në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një mjet dhe si pasojë ka rënë në Lumin Lana, bëjmë me dije se janë paraqitur për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shtetasit M. K., 62 vjeç, (drejtuesi i autobusit), A. K., 61 vjeç, (faturino), pasagjerja e autobusit, shtetasja F. Ç., 64 vjeçe, shtetasi J. R., 27 vjeç (drejtuesi i mjetit) dhe shtetasi A. H., 27 vjeç, (pasagjeri i mjetit).