zoom

Bota

Përshkallëzim në kufirin Liban-Izrael, Hezbollahu përdor dronë dhe raketa

Përshkallëzim në kufirin Liban-Izrael, Hezbollahu përdor dronë dhe raketa

Tensionet në Lindjen e Mesme janë rikthyer sërish, pasi Hezbollahu ka ndërmarrë një seri sulmesh ndaj forcave izraelite në zonat kufitare mes Libanit jugor dhe veriut të Izraelit.

Sipas njoftimeve nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit, gjatë ditës janë regjistruar disa incidente, përfshirë përdorimin e dronëve shpërthyes dhe raketave kundërtank ndaj trupave të tyre në terren. Gjithashtu, është tentuar edhe goditja e një avioni ushtarak izraelit me raketë tokë-ajër, por pa pasoja në njerëz apo dëme materiale.

Autoritetet izraelite raportuan gjithashtu aktivizimin e sirenave të alarmit në zonën kufitare të Misgav Am, pas dyshimeve për depërtim të një mjeti ajror armiqësor. Rrethanat e këtij incidenti janë ende në verifikim./ Zoom.al

Postime të lidhura