Aplikacion
Një raund i ri negociatash mes Izraelit dhe Libanit pritet të zhvillohet të enjten në Uashington, në kuadër të përpjekjeve për uljen e tensioneve dhe arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm.
Sipas burimeve diplomatike të cituara nga agjencitë ndërkombëtare, në takim do të marrin pjesë përfaqësues të të dy vendeve, ndërsa Izraeli do të përfaqësohet nga ambasadori i tij në Shtetet e Bashkuara, Yechiel Leiter.
Nga pala libaneze, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht përbërja e delegacionit, ndërsa diskutimet për formën e negociatave mbeten të hapura.
Kryetari i parlamentit libanez, Nabih Berri, nuk ka dhënë një qëndrim të qartë nëse mbështet nisjen e bisedimeve të drejtpërdrejta me Izraelin./ Zoom.al


