zoom

Aktualitet

Përplasja për aeroportin e Vlorës/ Pacolli reagon sërish: Sot krenohemi me gënjeshtra

Përplasja për aeroportin e Vlorës/ Pacolli reagon sërish: Sot krenohemi me gënjeshtra

Pas situatës së krijuar për aeroportin e Vlorës, ku ka përplasje për aksionet me Valon Lluka, Behgjet Pacolli reagoi sërish.

Në rrjetet sociale, ai thotë se sot gënjeshtrat marrin më shumë vlerë se e vërteta, referuar akuzave të ditëve të fundit dhe gjithë çfarë qarkullon për aeroportin e Vlorës.

Më herët, Pacolli tha se noterja Vjollca Selimi ka “ndërmarrë veprime të kundërligjshme dhe në mënyrë të fshehtë” dhe se çdo lajm që qarkullon për problematika në Aeroportin e Vlorës, janë si pasojë e saj e veprimeve të saj.

Pacolli ka akuzuar edhe ish-administratorin e aeroportit të Vlorës, Valon Lluka, të cilin e akuzon për veprime joligjore.

Reagimi i plotë i Behgjet Pacollit:

E Vërteta Vlen Më Shumë se Zhurma

Shumë kam shpresuar dhe jam mburrur kudo për civilizimin e shqiptarëve — një popull që për shekuj i ka përballuar sfidat me nder dhe punë.
Por sot shohim diçka të dhimbshme:

— Dikur krenoheshim me punë.
Sot, me gënjeshtra bukur të formuluara.

— Dikur thoshin: “Mos gënje, thuaj të vërtetën.”
Sot: “Nëse nuk gënjen… përgatitu të vuash.”

— Dikur njerëzit kërkonin të vërtetën, sepse ajo i udhëhiqte.
Sot shumëkush nuk do as ta dëgjojë — sepse e vërteta nuk i shërben interesit të ditës.

— Besimi tek njerëzit, dikur një vlerë e shenjtë,
sot shpesh kthehet pas: jo me mirënjohje, por me mashtrim, tradhti dhe forma të shëmtuara të përfitimit personal.

Kjo është fytyra e shoqërive në tranzicion:

-e vjetra është rrëzuar, por e reja ende s’është ngritur.

-Shumë duan të ngjiten lart, pak duan të ndërtojnë themele.

Por ka një të vërtetë që historia nuk e ka shkelur kurrë:

-Gënjeshtra sundon ditën e sotme,
Por e vërteta sundon të ardhmen.

Unë dua të krenohem me punë time të sinqert

Dua të vazhdoj të besoj tek njerëzit.
Jam ngritur duke ndërtuar themele.
Me të vërtetën unë synoj të ardhmen time dhe të fëmijëve të mi.
Unë zgjedh të qëndroj me të vërtetën.
Se pa të, as zhvillim nuk ka, as dinjitet, as Shqipetari🇦🇱/ Zoom.al

Postime të lidhura