Aplikacion
Në zemër të një debati publik mbi aeroportin e Vlorës, ku është përfshirë qeveria e Shqipërisë dhe biznesmeni Behxhet Pacolli, ky i fundit i ka drejtuar gishtin noteres Valbona Selimi.
Sipas tij, e gjithë polemika dhe konfuzioni rreth projektit të Aeroportit të Vlorës janë pasojë e veprimeve të noteres Selimi, e cila, sipas tij, ka përfshirë dokumente të pavërteta në procesin e transferimit të aksioneve.
Zoom.al kontaktoi me noteren Valbona Selimi për ta pyetur në lidhje me akuzat e bëra nga biznesmeni Behgjet Pacolli; nëse ai ka qenë në dijeni për veprimtarinë e saj dhe proceset në vijim.
Selimi tha se nuk mund të shprehet në lidhje me aktet e nënshkruara nga palët.
“Për të ruajtur konfidencialitetin e veprimeve nuk mund të shprehem lidhur me aktet e nënshkruara nga palët. Ju lutem të mirëkuptoni këtë qëndrim, pa e keqinterpretuar atë,”- u shpreh noterja Selimi për Zoom.al.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari