zoom

Të gjitha

Përmbytet edhe Kosova/ Lumi Ereniku del nga shtrati, nis evakuimi i banorëve

Përmbytet edhe Kosova/ Lumi Ereniku del nga shtrati, nis evakuimi i banorëve

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë situatë problematike edhe në Gjakovë të Kosovës.

Mësohet se Lumi Ereniku ka dalë prej shtratit dhe është në kuotën maksimale, situatë kjo e cila nuk është regjistruar prej vitesh. Sakaq në zonat më problematike pranë lumenjve ka nisur evakuimi i banorëve.

Lagjja Shote Galica është e përmbytur dhe banorët janë duke u evakuuar me varka nga ekipet e zjarrfikësve.

Në Pikën e Zezë, lagje kjo në dalje të Prishtinës, situata është e rëndë dhe ka përmbyjte. Lumi Drin po ashtu është në nivel të lartë dhe Rogova është në rrezik përmbytjeje.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Gjakovë Haxhi Sejdiu tha se ekipet janë në terren me kapacitetet maksimale.