zoom

Aktualitet

Përgjimet SKY ECC zbardhin edhe vrasjen në atentat të Klevis Kapllanit, mikut të Nuredin Dumanit

Përgjimet SKY ECC zbardhin edhe vrasjen në atentat të Klevis Kapllanit, mikut të Nuredin Dumanit

Përgjimet evropiane të platformës SKY ECC zbardhin edhe vrasjen e Klevis Kapllanit, mikut të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili u gjet i qëlluar me armë zjarri në makinën e tij në Rrogozhinë.

Ngjarja ndodhi në muajin shtator të vitit 2020. Vrasja në fjalë u zbardh pas hetimeve të SPAK, ndërsa ky i fundit lëshoi mbi 35 urdhër-arreste. Përveç kësaj ngjarje, janë zbardhur edhe disa krime të tjera.

Kapllani ishte shok i Nuredin Dumanit, një prej të penduarve të drejtësisë që ka çuar në zbardhjen e shumë krimeve me rrëfimeve të disa bandave në vend. Dumani dhe Klevis Kapllani, janë nga i njëjti fshat, Sinaballaj dhe para se i penduari i drejtësisë të arrestohej nga policia, ata shoqëroheshin bashkë në publik.

Kapllani dyshohej si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Elbasan dhe Peqin. I dyshuar për vrasjen është i kërkuari Talo Çela, ish-mik i Dumanit, që nga grabitja e Rinasit, por i kthyer në armik befasisht ndoshta edhe për shkak të humbjes së pjesës së parave të grabitura në auroportin e Rinasit, në prill 2019. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura