zoom

Slider

Përfundon sfida Moldavi-Shqipëri, kombëtarja kualifikohet në Euro2024

Përfundon sfida Moldavi-Shqipëri, kombëtarja kualifikohet në Euro2024

Ka përfunduar 1-1 sfida Moldavi-Shqipëri në “Zimbru Stadium”, rezultat që i siguroi kombëtares biletën për në Euro2024.

Ishte Cikalleshi në pjesën e parë që gjeti rrjetën pas një penalltie të fituar nga Seferaj. Por skuadra vendase barazoi me një gol në minutat e fundit.

Pas rënies së bilbilit nga gjyqtari skocez, filloi festa në stadiumi, me lojtarët dhe tifozët kuqezi që u bënë një.

 MOLDAVI-SHQIPERI 1-1

90’+4′ Shqipëria kualifikohet në EURO24

90’+2’ Muja hyn në fushë në vend të Asanit.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

87′ Barazohet sfida, Moldavia gjen rrjetën

86′ Moldavia pranë golit, Berisha i thotë “Jo”

85′ Karton i verdhë për Dakun! Sulmuesi e kundërshton

74′ Berisha shpëton portën

73’ Mundësi e artë për të dyfishuar shifrat. Seferi gjuan nga e majta por gjen devijimin e portierit e më pas traversa i mohon gëzimin e golit

62’ Cikalleshi zëvendësohet nga Daku në fushën e lojës

’55 “Kërcënon” Moldavia, Berisha pret gjuatjet drejt portës

46’ Nis pjesa e dytë e sfidës. Moldavia aktivion Kojoçaru në vend të Ravenko

45’+2′ Përfundon pjesa e parë e sfidës. Shqipëria në avantazh

41’ Bajrami merr topin në gjysmëfushën tonë dhe i afrohet me shpejtësi zonës kundërshtare. Lëshon gjuajtje të fortë, por kontrollohet nga portieri vendas

25′ Gooolllll! Cikalleshi gjen rrjetën, Shqipëria kalon në avantazh me penallti pas faullit ndaj Seferit

22′ Seferi fiton penallti pas faullit ndaj tij në krahun e majtë të sulmit

11’ Ndëshkohet me karton të verdhë kapiteni i Moldavisë, Rata pas një faulli ndaj Ramadanit

9’ Karton i verdhë për Mario Mitajn për një faull ndaj Nikolaesku! Ky është kartoni i dytë i verdhë për Nitajn

 

FORMACIONI

MOLDAVIA: Railean, Revenko, Kraçiun, Baboglo. Posmaç, Reabçiuk, Motpan, Rata, Kaimakov, Postolaki, Nikolaesku. Trajner: Sergei Kleshçenko

SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, bajrami, Asani, Seferi, Cikalleshi. Trajner: Silvinjo

Në raport me takimin e fundit, atë kundër Republikës Çeke, kemi vetëm një ndryshim Ismajli rikthehet titullar në vend të Arlind Ajetit, me qendërmbrojtësit që për arsye dëmtimi nuk ia doli të ishte i pranishëm në këtë dy sfida, por në çdo rast, Ismajli është i paprekshëm teksa me Berat Gjimshitin kanë formuar prej kohësh dyshen e qendrës së mbrojtjes.

Hysaj në të djathtë dhe Mitaj në të majtë kompletojnë repartin e prapavijës, ndërsa Berisha në portë.

Nuk ndryshon as dyshja e mesfushës, Asllani-Ramadani, ndërsa përpara tyre zbret Nedim Bajrami. As treshja e sulmit nuk preket me Seferin në të majtë, Cikalleshi në qendër dhe Jasir Asani në të djathtë. /Zoom.al