zoom

Lajme

Përfundimtare/ Shqipëria do shkojë me 26 lojtarë në Europianin e Gjermanisë

Zyrtarizohen ndryshimet e rëndësishme për Euro 2024. Sipas lajmit të publikuar nga “Sky Sports News”, lista e të ftuarve për kombëtaret që do marrin pjesë në premierën e Europianit zgjerohet nga 23 në 26 futbollistë.

Në këto kushte, me gjasë, trajneri i Kombëtares, Sylnvinho do të ketë më shumë mundësi zgjedhje-je dhe më pak “dhimbje koke”. Kujtojmë se tekniku kuqezi, ishte një nga dy trajnerët (së bashku me Deschamps), që ishte kundër kësaj ide-je, pasi grupi sipas tij mund të menaxhohet më mirë me 23 lojtarë.

Sugjerimi për këtë ndryshim u bë fillimisht gjatë një takimi të trajnerëve në Dusseldorf dy javë më parë, por në një takim të komitetit kombëtar të garave të UEFA-s të hënën, Sky Sports News mësoi se delegatët votuan në favor të ndryshimit të rregullave për Euro 2024, duke kaluar nga një limit prej 23 lojtarësh në 26.

Silvinjo dhe disa teknikë të tjerë ishin kundër këtij projekti dhe propozimi, por UEFA mori vendimin final. /ZOOM.AL/