Aplikacion
Partia Demokratike mbledh sot Kuvendin Kombëtar, që është forumi më i lartë vendimmarrës brenda kësaj partie. Kuvendi do të nisë në ora 10:00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranën nën logon ‘Ripërtëritje’.
Mbledhja e Kuvendit vjen pas përfundimit të zgjedhjeve në degët e PD në gjithë Shqipërinë, dhe referendumit të votëbesimit që rikonfirmoi Sali Berishën në krye të PD-së me 37 mijë e 341 demokratë që votuan pro.
Në Kuvend, do të zgjidhen 200 anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD, si dhe pritet të votohen edhe ndryshimet stuature, të miratuara me unanimitet në mbledhjen e kryesisë të 2 ditëve më parë. 8 ndryshimet statutore do t’i paraqesë para kuvendit kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Badhi.
Punimet e Komisionit pritet të drejtohen nga Ivi Kaso ndërsa kulmin Kuvendi e arrin me fjalën e kryetarit të PD, Sali Berisha, për ti hapur rrugë më pas procesit të votimit të anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar, që do të zhvillohet në hollin e Pallatit të Kongereseve.
Në rend të ditës do të jenë edhe ndryshimet në riorganizimit e diasporës dhe dixhitalizimit të partisë të cilat do të prezantohen nga Nikola Kedhi dhe Grigels Muçollari.
Nuk do të mungojnë as përfaqësues ndërkombëtar dhe të partive simotra të PD, të cilët përmes video mesazheve ose prezent pritet të japin mesazhet e tyre në punimet e këtij Kuvendi Kombëtar. Pas zgjedhjeve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar do të zgjidhen përmes këtij forumi, edhe anëtarët e kryesisë së PD, dhe sekretariati, për të përmbyllur kështu procesin e riorganizimit dhe ripërtëritjes të forcës më të madhe opozitare në vend.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit