Aplikacion
Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka njoftuar se do të nisë rrugëtimin politik nën logon e Partisë Demokratike.
Ai ka zbuluar se do të kandidojë që të jetë anëtar në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë reperi përmes një mesazhi drejtuar të rinjve, ku ai thekson se kandidimi nuk lidhet thjesht me politikën, por me përfaqësimin e brezit të ri dhe përfshirjen e tij në vendimmarrje.

Në reagimin e tij, Stresi shprehet se vjen nga “jeta reale” dhe nga sfidat që përballin të rinjtë shqiptarë çdo ditë, ndaj synon që zëri i tyre të dëgjohet në strukturat politike të vendit.
Ai ka bërë thirrje për më shumë angazhim nga rinia, duke deklaruar se ka ardhur momenti që të rinjtë të mos qëndrojnë indiferentë, por të marrin pjesë aktive në zhvillimet politike dhe shoqërore.
Stresi njihet për bindjet e tij të djatha dhe për mbështetjen e tij publike për Sali Berishës. Babai i tij, Sali Lushaj ka qenë trurpojë e Berishës.
Reagimi i plotë:
Sot kam vendosur të hedh një hap më shumë për vendin tim, për të rinjtë dhe për zërin e një brezi që shpesh është ndjerë i papërfaqësuar.
Kandidimi im për Këshillin Kombëtar të PD-së nuk është thjesht politikë është përgjegjësi, përfaqësim dhe besim tek rinia shqiptare.
Kam ardhur nga rruga, nga jeta reale, nga sfidat që çdo i ri i njeh mirë. Prandaj dua që zëri ynë të dëgjohet aty ku merren vendimet.
Nuk ka më kohë për heshtje, për largime apo për dorëzim. Ka ardhur koha që rinia të ngrihet, të flasë dhe të marrë vendin që meriton.
Ftoj çdo të ri që beson te ndryshimi, te energjia e re dhe te Shqipëria që mund të bëhet më mirë, të bashkohet me mua në këtë rrugëtim.
Sepse e ardhmja nuk pret. Dhe ajo ndërtohet nga ne./ Zoom.al