zoom

Lajme

PD kërkon përjashtimin e Ballës nga seancat parlamentare

PD kërkon përjashtimin e Ballës nga seancat parlamentare

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar një kërkesë zyrtare drejtuar Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën në Kuvend, me kërkesë që socialistit Taulant Balla t’i ndalohet pjesëmarrja në seancat parlamentare.

Sipas PD-së, Balla ka përdorur gjatë seancës së djeshme një gjuhë që konsiderohet joparlamentare. Në shkrim, opozita citon fjalët e Ballës drejtuar deputetëve të PD-së:

“Flisni për lepuj, por po folët për lepuj, duhet të flisni edhe për zagarët, sepse lepurin në pritë e sjell zagari.”

Partia Demokratike argumenton se kjo sjellje përbën shkelje të rregullores dhe etikës së Kuvendit./ Zoom.al

Postime të lidhura