zoom

Lajme

“Ik fërko Lulin”/ Balla-Shehajt: Mbaje mirë se po foli ai…

“Ik fërko Lulin”/ Balla-Shehajt: Mbaje mirë se po foli ai…

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi ashpër ndaj deputetit Agron Shehaj gjatë seancës së sotme në Kuvend.

Ai theksoi se Kushtetuta i jep të drejtë kryeministrit t’ia delegojë interpelancat ministrave, duke kundërshtuar akuzat e Shehajt.

Gjatë debatit, Balla e akuzoi Shehajn se po inskenonte “teatër politik” dhe e paralajmëroi të ishte i kujdesshëm në marrëdhënien me Lulzim Bashën, duke aluduar se ky i fundit mund të tregonte detaje për të dhe pazaret që ka bërë.

“O zoti kryetar, ça po hidhni në votim? O zoti Braçe, ai është në rol. Teatri që sapo dëgjuam në Kuvend, është i padëgjuar. Zotëri, Kushtetuta e Republikës i jep të drejtën kushtetuese të delegojë. Ore s’po të përgjigjem ty. Pusho ti pusho. S’të kam në refene. Ik merru me Lulin, ik fërkoje se po foli Luli ike ti. Mbaje mirë me Lulin se po tregoi ai se si i sillje çantat ti…Me mua do merresh ti? Ouu. Çoheni ju me buton 10 veta këtu?! Kështu i jepni firmat ju? Me të çuar në këmbë? Çohuni, Agron Shehaj, Avokat Populli”, i tha Balla, Shehajt.

Kreu i Partisë Mundësia kishte kërkuar inteperlenacë me kryeministrin Edi Rama për aksionin kundër ndërtimeve pa leje, me pretendimin se ai nuk është shtrirë në të gjithë territorin dhe se disa subjekte po favorizohen, edhe pse janë në shkelje të ligjit.

Por, në mungesë të Edi Ramës në seancë, debati mes deputetëve u zhvillua nëse kreu i qeverisë ka të drejtë të delegojë të drejtën për t’u përgjigjur te ministri./ Zoom.al

Postime të lidhura