Aplikacion
Pas vizitës njëditore në Vlorë, Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka mbërritur këtë të enjte në Tiranë, duke përdorur makinën e ambasadorit amerikan në Shqipëri.
Gjatë qëndrimit të saj në Vlorë, ajo ka takuar kryeministrin Edi Rama, me të cilin ka qenë e shoqëruarbnë zonën e Ujit të Ftohtë, ndërsa më vonë kanë darkuar së bashku në një restorant në Orikum. Në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe rreth 60 arkitektë, të cilët kanë zhvilluar diskutime deri në orët e vona të mbrëmjes.
“Darka zgjati rreth një orë e gjysmë. Ishin të pranishëm edhe 50–60 arkitektë”, ka deklaruar sot për mediat pronari i resortit ku ata darkuan.
Ndërkohë, para se të mbërrinte në Tiranë, gjatë orëve të ditës Ivanka Trump vizitoi zonën e Zvërnecit, një nga pikat me interes të veçantë për investime.
Vizita e saj në Vlorë vjen pasi qeveria shqiptare i ka dhënë kompanisë së Jared Kushner statusin e “investitorit strategjik” për zhvillimin e një resorti luksoz turistik në ishullin e Sazanit, një projekt me vlerë të parashikuar rreth 1.4 miliardë euro. Projekti synon transformimin e ish-bazës ushtarake në një resort elite me hotele dhe vila./ Zoom.al