Aplikacion
Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donlad Trump ka mbërritur mbrëmjen e së enjtes në ambientet e kryeministrisë.
Ajo është pritur nga kryeministri Edi Rama i cili e ka përqafuar, përpara se të dy të hynin në godinën e qeverisë.
Prej dy ditësh, Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan ndodhet në vendin tonë dhe ka vizituar qytetin e Vlorës. Edhe këtë të enjte, dita e saj ka qenë e mbushur me aktivitete dhe takime, fokusuar kryesisht te projektet strategjike në sektorin e turizmit.
Pasi doli nga hoteli ku ishte akomoduar pranë zonës së Ujit të Ftohtë, Ivanka ka lëvizur me masa të rrepta sigurie drejt vijës bregdetare të Zvërnecit. Aty ka zhvilluar takime të shkurtra, duke qenë e shoqëruar gjatë gjithë kohës nga grupe të ndryshme arkitektësh.
Qëllimi i vizitës së vajzës së kreut të Shtëpisë së Bardhë në Vlorë ka lidhje me projektet e investimeve në ishujt e Sazanit dhe Zvërnecit. Bashkëshorti i saj, Jared Kushner, u bë investitor strategjik vitin e kaluar, pasi prezantoi një projekt turistik në ishullin e Sazanit, që përfshin një sipërfaqe prej 562 hektarësh.
Investimi parashikohet të arrijë vlerën e 1.4 miliardë eurove dhe përfshin ndërtimin e një marine turistike, hotele dhe rezidenca luksoze, zona gastronomike dhe hapësira rekreative me shërbime të dedikuara për vizitorët.
Zoom.al/
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari