zoom

Lajme

Pas Sara Milës, Berisha zbulon deputeten tjetër të Suel Çelës: Rama i vuri kusht

Pas Sara Milës, Berisha zbulon deputeten tjetër të Suel Çelës: Rama i vuri kusht

Kryetari i PD Sali Berisha ka akuzuar publikisht Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama se në zgjedhjet parlamentare të 11 majit kanë bashkëpunuar me grupe kriminale për të favorizuar kandidatë të caktuar.

Në një deklaratë, Berisha përmendi emrin e Besa Spahos, aktualisht nënkryetare e Bashkisë së Korçës dhe ish-drejtore e ALUIZNI-t dhe Kadastrës lokale. Spaho ka marrë 7,957 vota preferenciale në qarkun e Korçës dhe është cilësuar si kandidatja grua më e votuar në këtë zonë.

Berisha pretendon se ajo është mbështetur nga Suel Çela, i njohur si kreu i një grupi kriminal me bazë në Elbasan.

“Rama i ka dorëzuar dhe Korçën atij me kusht që të mbështetej Besa Spaho. Ai dominon tregun e lojërave dhe kokainës në Korçë”, tha Berisha.

Ai përmendi gjithashtu emra të tjerë kandidatësh që, sipas tij, janë të lidhur me figura kriminale si Altin Hajri, karteli i Troplinëve dhe Bajrët, duke i cilësuar këto si “zgjedhje të karteleve të drogës”.

“Kjo është një betejë për të vërtetën. Nuk do t’i pranojmë këto kandidatura. Qeveri teknike, zgjedhje të lira – kjo është beteja jonë”, theksoi lideri i opozitës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

A nuk është luftë kjo që po bëjmë ne sot. Luftat nuk janë vetëm me kallashnikov dhe bazuka. Jo janë dhe këto. Beteja vazhdon, lufta vazhdon. Lufta jonë është, qeveri teknike, zgjedhje të lira. Por kur të pranojmë ne, kandidatët, zgjedhjet e karteleve të drogës, kurrë, kurrë.
Ajo që kam nxjerrë para jush këtu, Sara Milen, apo Besa Spahon e Suel Çelës në Korçë, se edhe atje ai, ai dominon tregun e lojërave dhe kokainës në Korçë. Rama i ka dorëzuar dhe Korçën atij me kusht që të mbështetej Besa Spaho. Ne po i gjejmë një e nga një ku janë dhe do të ua paraqesim botës, dhe shqiptarëve. Unë mora këta të dy, apo kandidatet e Altin Hajrit. Jo nuk i pranojmë ne. Apo të kartelit të Troplinëve, nuk i pranojmë ne. Apo Bajrëve. Kjo është betejë, është një betejë e vështirë, por e suksesshme dhe betejë për të vërtetën, dhe ne do e fitojmë këtë betejë./ Zoom.al

Postime të lidhura