zoom

Politikë

Pas operacionit, Rama rikthehet në fushatë: Më 14 maj do të heqim apandesitin me dy koka

Pas operacionit të apandesitit, kryeministri Edi Rama ka rinisur fushatën për zgjedhjet e 14 majit.

Nga Kamza, bashkë me kryebashkiakun Veliaj dhe kandidatin e PS-së për Kamzën, Rakip Suli, kreu i qeverisë tha se në këto zgjedhje “do të heqim apandesitin me dy koka”, referuar dyshes Berisha-Meta.

“Falenderim për mbështetjen tuaj në momentin e ndërhyrjes sime për të hequr appendisitin, erdhi në një moment kur kemi një apendicitin më të rëndësishëm për të hequr, që është apendicitin me 2 koka, emrat e të cilëve nuk po i përmend që të mos e prishim kënaqësinë e kësaj feste të gjelbër dhe duke luftuar me mjekët dhe stafin tim për të dalë nga kafazi, ata kanë të drejtën e tyre, më në fund ju mora një takim jashtë zyre dhe shtëpie dhe midis të gjitha opsioneve iu thashë do shkojë te Rakip Suli në Kamëz sepse këtu është pasqyra më kuptim plotë e fjalës Rilindje. Dhe mendova që do marr unë pak nga Rilindja juaj dhe e Kamzës që të heqim appendisitin e 14 majit”, tha Rama.