Aplikacion
Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta dhe të qëndrueshme edhe gjatë kësaj të shtune, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimit meteorologjik, gjatë ditës priten vetëm vranësira të pakta dhe kalimtare, të cilat do të shfaqen kryesisht në zonat malore të veriut dhe lindjes, pa sjellë reshje.
Temperaturat do të mbeten të larta, me vlerat maksimale që pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius, ndërsa orët e mesditës do të jenë më të nxehtat. Për këtë arsye, këshillohet që qytetarët të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell.
Era do të fryjë nga drejtimi perëndimor me një shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë, ndërsa në zonat bregdetare deti parashikohet i qetë, me valëzim të forcës 1 deri në 2 ballë./ Zoom.al