zoom

Bota

Paralajmërimi i fortë i ekonomistit të Bankës: Çmimet e ushqimeve mund të mos ulën kurrë

Çmimet e ushqimeve mund të mos bien kurrë, ka thënë kryeekonomisti në Bankën e Anglisë.

Kostoja e ushqimit “mund të mbetet akoma më e lartë se sa ishte” përpara se pushtimi i Ukrainës të shkaktonte përshpejtimin e rritjes së çmimeve.

“Fatkeqësisht mund të mos shohim më ditë kur të ketë ulje të çmimeve”, tha kryeekonomisti i Bankës së Anglisë, raporton SkyNews.

Sipas tij nëse shkalla e inflacionit të ushqimit ngadalësohet, ushqimi do të vazhdojë të jetë më i shtrenjtë se sa ka qenë.

Shifrat zyrtare tregojnë se inflacioni i ushqimeve rezultoi në 17.3% në 12 muajt deri në qershor, kur matja e përgjithshme e indeksit të çmimeve të konsumit të inflacionit ishte 7.9%.