zoom

Aktualitet

PAMJET e atentatit me tritol në Sarandë, makina e bërë copash

PAMJET e atentatit me tritol në Sarandë, makina e bërë copash

Një ngjarje e rëndë kriminale ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Sarandë, ku një 58-vjeçar humbi jetën si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm. Viktima është Isuf Jaçaj, i cili ndodhej brenda në automjetin e tij kur mjeti u hodh në erë me tritol.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 23:30, në lagjen nr. 3 të qytetit bregdetar.

Si pasojë e shpërthimit, makina e 58-vjeçarit u shkatërrua plotësisht, ndërsa u dëmtuan edhe një automjet tjetër dhe disa biznese pranë vendit të ngjarjes.

Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe rrethuan zonën.

Aktualisht po kryhen veprimet hetimore për të zbardhur motivet dhe për të identifikuar autorët. Ndërkohë, janë sekuestruar kamerat e sigurisë përreth për të ndihmuar hetimin.

Pista kryesore ku po hetohet është ajo e hakmarrjes sepse Isuf Jaçaj ishte babai i Klaus Jaçajt. Ky i fundit është përfshirë në një ngjarje kriminale më 17 korrik në qytetin e Sarandës dhe aktualisht ndodhet në burg.

Më 17 korrik, në qytetin e Sarandës dy të rinj u plagosën me armë zjarri nga Ramadan Zoto allias Canaj, 43 vjeç, pas një konflikti për një tokë në bregdet. Zoto qëlloi me armë dy të rinjtë nga Kamza, Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën. Ishte Klaus Jaçaj, ai i cili e ndihmoi Zoton të largohej nga vendi i ngjarjes, bashkë me të vëllanë Erjon Canaj./ Zoom.al.

Postime të lidhura