Aplikacion
Një atentat me tritol tronditi Sarandën mbrëmjen e së shtunës, ku viktimë mbeti 58-vjeçari Isuf Jaçaj.
Pas shpërthimit, makina e tij u shkatërrua plotësisht, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale edhe tek automjetet dhe ndërtesat përreth.
Fqinjët rrëfejnë tmerrin e momentit, duke treguar se copëzat e makinës u përhapën, ndërsa disa turistë u trembën nga zhurma e fuqishme.
“Ishte ora 10 ose 10 e gjysëm, se mbaj mend. Xhamat u shpërndanë gjithandej. Fëmijët u trembën shumë. Desh vdiqëm. Këtu kisha dhe turistë të huaj, u trembën shumë. Njëra ishte dhe shtatzënë u tremb dhe vetëm qante”, u shpreh dëshmitarja./ Zoom.al



