zoom

Lajme

Ousmane Dembele drejt largimit

Ousmane Dembele drejt largimit

Ousmane Dembélé po kalon një sezon të jashtëzakonshëm te Paris Saint-Germain, por e ardhmja e tij mund të ndryshojë këtë verë, një vit më herët se sa parashikohej në kontratën me klubin parizien.

Fituesi i sapokurorëzuar i Topit të Artë ka shkëlqyer dhe tani mund të kërkojë një ofertë më të majme, ndërsa klubet më të pasura në botë nuk do t’i thoshin “jo” një afrimi të anësorit francez.

Shtypi francez raporton se oferta e fundit për rinovimin e kontratës nuk ka kënaqur Dembélén.

PSG, e cila tashmë ka paralajmëruar se nuk do të shpenzojë më shuma të majme për lojtarë si në të kaluarën me Neymar dhe Messi, duket se është e vendosur të ruajë buxhetin.

Për momentin, Dembélé është i ndarë mes qëndrimit te PSG apo largimit drejt një pagese më të lartë.

Arabia Saudite po monitoron situatën dhe zyrtarët e ligës saudite kanë filluar përgatitjet për të siguruar shërbimet e tij pas Kupës së Botës që do të zhvillohet këtë verë në Shtetet e Bashkuara.

Postime të lidhura