Aplikacion
FNSH ka zhvilluar sot në mëngjes në 2 maj një operacion antidrogë në Elbasan, Librazhd dhe në Prrenjas.
Aksioni po zhvillohet paralelisht në disa zona të qarkut, përfshirë Përrenjasin, Librazhdin dhe qytetin e Elbasanit, si dhe në bashki të tjera përreth. Burime jo zyrtare nga terreni bëjnë me dije se kontrollet janë të shumta dhe të përqendruara në objekte të dyshuara për aktivitet të paligjshëm.
Mësohet se janë vendosur në pranga 18 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 5 të tjerë.
Kontrolle intenstive janë bërë dhe në 20 banesa dhe lokale, teksa është sekuestruar dhe lëndë narkotike e llojit kokainë. Gjithashtu janë sekuestruar edhe celularë në cilësinë e provës materiale, që pritet që të shfrytëzohen nga grupi hetimor, lidhur me hetimet.
Operacioni është zhvilluar me urdhër të SPAK, por se janë angazhuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të mbështetura nga Forcat e Policisë së Elbasanit.