Aplikacion
Autoritetet spanjolle kanë realizuar një nga operacionet më të mëdha kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, duke sekuestruar një sasi gjigante kokaine në ujërat e Atlantikut, pranë Ishujt Kanarie.
Operacioni u zhvillua nga Garda Civile e Spanjës, e cila ndaloi një anije në ujëra ndërkombëtare. Gjatë ndërhyrjes u arrestuan rreth 20 persona që ndodheshin në bord.
Sipas burimeve zyrtare, në anije u gjetën rreth 40 ton kokainë, një sasi që e bën këtë ndërhyrje një nga sekuestrimet më të mëdha të regjistruara ndonjëherë në Spanjë.
Mjeti lundrues, i cili po i nënshtrohet kontrolleve të detajuara në Ishujt Kanarie, dyshohet se kishte nisur rrugëtimin nga Freetown, në Sierra Leone, me destinacion Bengazin në Libi. Hetuesit besojnë se droga synohej të shpërndahej më tej drejt tregut europian përmes transferimit në mjete më të vogla detare./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari