zoom

Lajme

Ofroi 50 mijë euro garanci pasurore për lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Metës

Ofroi 50 mijë euro garanci pasurore për lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Metës

Apeli i GJKKO ka rrëzuar sot kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për lirim nga qelia. Ai kërkoi zëvendësimin e ‘arrestit me burg’ në ‘arrest shtëpie’, duke vendosur 50 mijë euro garanci pasurore.

Por kjo kërkesë është rrëzuar nga gjykata.

Vendimi u mor nga gjyqtare Saida Dollani, e cila nuk mori parasysh ofrimin e garancisë pasurore në vlerë 50 mijë euro.

Ilir Meta mbahet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024 dhe përballet me akuza për korrupsion në lidhje me aferën CEZ-DIA, kontratën lobuese të LSI-së në Shtetet e Bashkuara, si dhe për pastrim parash e fshehje pasurie.

Ndërkohë, më 27 prill, në Gjykata e Posaçme pritet të nisë edhe seanca e parë në themel ndaj ish-presidentit.

Postime të lidhura