zoom

Të gjitha

Koncerti i grupit “BTS” nuk do të shoqërohet me brohoritje

Fansat e grupit BTS nuk do të lejohen të duartrokasin, brohorasin ose të ngrihen në shfaqjen e ardhshme muzikore të tyre në Korenë e Jugut.

Media NME raporton se një vendim i tillë vjen për shkak të udhëzimeve qeveritare për COVID-19. Kompania menaxhuese e grupit ka lëshuar një deklaratë zyrtare për tri koncerte që BTS do t’i mbajë në Seul, më 10, 12 dhe 13 mars.

“Brohoritja me zë të lartë, bërtitja, këndimi dhe ngritja në këmbë gjatë koncertit ‘BTS Permission To Dance On Stage – Seoul’ është e ndaluar rreptësisht”, thuhet në deklaratë.

Në vend të tyre, do të improvizohen zhurma duartrokitjesh për të zëvendësuar zhurmën e turmës. Po ashtu, koncerti është i limituar për vetëm 15 mijë persona./L.K

/Zoom.al