zoom

Lajme

Një vend në finale/ Kush fiton mes Eglit dhe Laertit? 

Një vend në finale/ Kush fiton mes Eglit dhe Laertit? 

Sonte, në spektaklin e “Big Brother VIP Albania”, pritet të zhvillohet një përballje e fortë mes dy banorëve, Egli Tako dhe Laert Vasili, të cilët garojnë për t’u shpallur finalisti i dytë i këtij edicioni.

Kjo përballje vjen pas vendimit të Rozana Radit, e cila zgjodhi që Egli dhe Laerti të shkojnë në televotim së bashku.   

Gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, të dy konkurrentët kanë shprehur bindjen se meritojnë të jenë në finale. Laert Vasili ka deklaruar se e ka luajtur lojën pa asnjë strategji dhe se meriton të vlerësohet për këtë arsye.  

Ndërkohë, Egli Tako ka qenë një prej banoreve më të spikatura, duke u rikthyer në shtëpi pas një largimi të përkohshëm për arsye shëndetësore.  

Publiku ka mundësinë të votojë përmes televotimit për të përcaktuar se cili prej tyre do të bashkohet me Rozana Radin në finalen e madhe. Sipas jush, kush do të jetë finalisti i dytë? 

Postime të lidhura