Aplikacion
Stresi ka reaguar ashpër ndaj aktorit dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Laert Vasili, pas deklaratave të këtij të fundit mbi origjinën greke.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Stresi ndau një video të një interviste të mëparshme ku Laerti shprehej për prejardhjen e tij greke.
Në mbishkrimin e videos, Stresi ironizon Laertin.

Ky reagim i Stresit ka ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale me disa që e mbështesin për qëndrimin e tij, ndërsa të tjerë e kritikojnë për tonin e ashpër.
Ndërkohë, Laert Vasili vazhdon të jetë një nga banorët më të komentuar në “Big Brother VIP Albania”, si për lojën e tij brenda shtëpisë, ashtu edhe për deklaratat e bëra gjatë qëndrimit të tij atje.