zoom

Lajme

Sherr për të dashurin? Rezarta Shkurta sqaron të vërtetën e konfliktit me Rozana Radin

Sherr për të dashurin? Rezarta Shkurta sqaron të vërtetën e konfliktit me Rozana Radin

Në BBV është përfolur për një sherr të banores Rozana Radi me këngëtaren tjetër Rezarta Shkurta, vite më parë.

Pas thashethemeve se dy vajzat e showbizz janë zënë për një mashkull, Rezarta ka sqaruar se konfliktet mes tyre kanë qenë të vogla por “jo për një të dashur”.

“Afërsisht në 2012-ën, kam pasur një tjetër konflikt me Rozanën, edhe këtë herë për arsye profesionale, jo për ‘dashuriçka’, siç është përfolur nëpër portale”, tha ajo.

Rezarta shtoi se konfliktet mes tyre janë pa asnjë temë serioze dhe janë të harruara si për të, ashtu edhe për Rozanën.

“Rozana nuk ka qenë asnjëherë mike e imja, por, në të njëjtën kohë, asnjëherë armike. Përkundrazi, në këtë Big Brother kam parë tek ajo një vajzë më të rritur dhe të ndryshuar për mirë”, shkroi biznesmenja.

Reagimi i plotë:

Më keni shkruar kaq shumë dje…

E vërteta, me pak fjalë:

Unë dhe Rozana, rreth vitit 2008, kemi qenë në një shou së bashku. Në atë program, kemi pasur një konflikt shumë të vogël, për të qenë të sinqertë, ishte një debat pa asnjë rëndësi, sidomos krahasuar me ato që shihni sot në Big Brother.

Tema e ‘konfliktit’? Thjesht: t’i bëjmë pastat me salcë apo me domate të freskëta?!

Ishte dita e 10-të e shout…fjalë vajzash te reja, pa asnjë pasojë serioze.

Pra, video dhune që përmendet nuk është e vërtetë, sepse diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë.

Rreth katër vite më vonë afërsisht në 2012-ën, kam pasur një tjetër konflikt me Rozanën, edhe këtë herë për arsye profesionale, jo për ‘dashuriçka’, siç është përfolur nëpër portale.

Po, kemi qenë të reja, dhe si atëherë, edhe sot, shumë gjëra bëhen për të krijuar zhurmën që, fatkeqësisht, është gjithmonë e nevojshme në botën e shoubizit.

E vërteta është që, pas kaq shumë vitesh, ato konflikte pa asnjë temë serioze, besoj se janë të harruara si për mua, ashtu edhe për Rozanën.

Rozana nuk ka qenë asnjëherë mike e imja, por, në të njëjtën kohë, asnjëherë armike.

Përkundrazi, në këtë Big Brother kam parë tek ajo një vajzë më të rritur dhe të ndryshuar për mirë.

Le të kujtojmë se jeta reale ka më shumë vlerë se dramat televizive.

Postime të lidhura