Aplikacion
Juventus mposhti Lecce-n në javën e gjashtë të Serie A, me shifrat 1-0 falë një goli të Milik në pjesën e dytë.
Pjesë e rëndësishme e Lecces, ashtu si edhe në pesë ndeshjet e para, ishte mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani.
Mesfushori shqiptar luajti për 69 minuta dhe u zëvendësua për herë të parë në këtë sezon, për shkak se ishte ndëshkuar edhe me karton të verdhë në pjesën e parë.
Megjithatë, 69 minutat mjaftuan që 27-vjeçari të marrë një vlerësim shumë pozitiv nga Eurosport që i vendosi notën gjashtë paraqitjes së shqiptarit.
“Një regjisor i pastër, i bukur për t’u parë dhe që merr gjithnjë vendimet e duhura në fushë. Është autor i një pjese të parë të shkëlqyer, bie pak në pjesën e dytë pasi nuk kishte sasinë e duhur të “benzinës” për të furnizuar skuadrën në fazën ofensive”, shkruan Eurosport për paraqitjen e Ramadanit. /zoom.al/
Zbulohet laborator kokaine në Itali, arrestohen dy shqiptarë