zoom

Të gjitha

Një mesazh me dron vjen për Donaldin dhe Beatrixin/ Ja çfarë iu komunikuan fansat

Personazheve të këtij edicioni të “Big Brother VIP” i janë bërë shpesh surpriza nga fansat e tyre gjatë qëndrimit në shtëpi. Kësaj here kanë qenë fansat e Donaldit dhe Beatrix ata që kanë bërë një surprizë për çiftin.

 

Fansat dërguan një mesazh me dron në shtëpi, duke iu thënë se janë më të mirët.

“No risk, no story. Ju duam shumë, fansat Donald-Trixa”, shkruhej nga fansat, të cilët e emocionuan shumë këngëtaren me këtë surprizë.

Kujtojmë se disa javë më parë fansat e Bora Zemanit shkuan në shtëpinë e Big Brother ku nga ambientet e jashtme të shtëpisë ofenduan dhe kërcënuan Donaldin. Kjo ngjarje mori vëmendje të madhe në rrjet dhe solli gjithashtu reagimin e moderatores.