zoom

Politikë

Ngjarje të rënda në Malësi të Madhe, PD anulon zgjedhjet për kryetar

Ngjarje të rënda në Malësi të Madhe, PD anulon zgjedhjet për kryetar

Pas ndërperjes së procesit të votimit gjatë ditës për shkak të perplasjeve të kandidatëve qe sollen edhe thyerjen e kutise se votimit dhe djegien e fleteve te votimit, zgjedhjet për kryetar të PD-së në degën e Malësisë së Madhe janë anuluar. Në një njoftim për mediat, Komisioni i Organizimit të Zgjedhjeve thote se ka vendosur anulimin e votimit në degën PD Malësinë e Madhe. Komisioni ben te ditur se ka nisur procesi i mbledhjes dhe verifikimit të të gjitha fakteve dhe ndodhive që çuan në prishjen e procesit të votimit.

NJOFTIM

PËR SITUATËN E KRIJUAR NË PROCESIN ZGJEDHOR TË DEGËS MALËSI E MADHE

Komisioni i Organizimit dhe Monitorimit të Operacioneve Elektorale, është vënë në dijeni të ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur sot, gjatë procesit të votimit për kryetar të degës, në degën Malësi e Madhe të Partisë Demokratike.

Ndërkohë që Komisioni ka vendosur anulimin e zgjedhjeve në degën PD Malësinë e Madhe, ai është në procesin e mbledhjes dhe verifikimit të të gjitha fakteve dhe ndodhive që çuan në prishjen e procesit të votimit për të cilat do të shprehet me një vendim zyrtar.

Komisioni vlerëson se integriteti, transparenca si dhe vota e lirë e anëtarëve është primare në këtë proces të rëndësishëm të rithemelimit të Partisë Demokratike.