zoom

Bota

Ngjarje e rëndë/ Burri sulmon ish-gruan me thikë

Ngjarje e rëndë/ Burri sulmon ish-gruan me thikë

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot Italinë, ku një 62-vjeçare u gjet e gjakosur dhe pa ndjenja në rrugët e Milanos, pas një sulmi brutal nga ish-bashkëshorti i saj.

Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi në zonën veriore të qytetit, në Bruzzano, rreth orës 9:50 të mëngjesit.

Gruaja, e plagosur rëndë në fytyrë dhe në qafë me armë të ftohtë, arriti të dalë në rrugë për të kërkuar ndihmë, ku u gjet nga policia lokale dhe u dërgua me urgjencë në spitalin Niguarda.

Sipas mediave, ajo kishte plagë të shumta me thikë, ndërsa më e rënda i kishte prekur venat në qafë, duke i shkaktuar arrest kardiak gjatë transportit. Ajo ndodhet në sallën e operacionit në gjendje kritike.

Sipas dëshmitarëve, autori, ish-burri 64-vjeçar, prej disa javësh e ndiqte ish-bashkëshorten. Pas sulmit, ai është larguar me një skuter, ndërsa policia po e kërkon./ Zoom.al

Postime të lidhura