Aplikacion
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën kufitare mes Torinos dhe Collegnos, ku një biznesmen u vra pasi u godit disa herë me thikë.
Viktima është Marco Veronese, 39 vjeç, i cili drejtonte një kompani të specializuar në sistemet e vëzhgimit me kamera.
Trupi i tij u gjet i shtrirë në Via Sabotino, para banesës së prindërve ku ai kishte filluar të qëndronte pasi ishte ndarë nga bashkëshortja. Ai la pas tre fëmijë.
Sipas të dhënave të para të policisë, sulmi është kryer nga një person i vetëm, i maskuar me kapuç. Veronese është goditur në mënyrë të përsëritur në gjoks, me të paktën 12 deri në 15 goditje vdekjeprurëse. Hetuesit dyshojnë se ai është zënë në befasi dhe se mund të jetë përgjuar që më parë.
Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të ekipit mjekësor, Veronese ndërroi jetë në vend./ Zoom.al
