zoom

Bota

Ngjarje tragjike/ 3 anëtarë të një familjeje gjenden të pajetë në shtëpi

Ngjarje tragjike/ 3 anëtarë të një familjeje gjenden të pajetë në shtëpi

Tre pjesëtarë të së njëjtës familje janë gjetur pa shenja jete në banesën e tyre në provincën e Rovigos në Itali.

Familjarët kishin ditë që nuk kishin arritur të kontaktonin me ta, çka ngriti alarmin dhe njoftuan autoritetet.

Efektivat, së bashku me zjarrfikësit, hynë në apartamentin e vendosur në rrugën “Cesare Battisti” mbrëmjen e së martës, rreth orës 23:00. Brenda u gjetën trupat e babait, nënës dhe vajzës së tyre 27-vjeçare.

Gjatë verifikimeve teknike, zjarrfikësit zbuluan praninë e monoksidit të karbonit në ambient, për shkak të një defekti të dyshuar në bojler, çka mendohet të jetë edhe shkaku që u mori jetën të treve.

Hetimet për dinamikën dhe momentin e saktë të ngjarjes vijojnë nga autoritetet italiane./ Zoom.al

Postime të lidhura