Aplikacion
Një grua italiane ka humbur jetën në Turqi pas komplikacioneve të rënda që iu shfaqën pas një ndërhyrjeje estetike për humbje peshe.
Viktima është identifikuar si Milena Mancini, 50 vjeç, e cila ndërroi jetë pas rreth 20 ditësh në kujdes intensiv në Spitalin Universitar të Stambollit.
Sipas mediave italiane, Mancini kishte udhëtuar drejt Turqisë për t’iu nënshtruar një procedurë liposuction, një operacion i zakonshëm për heqjen e dhjamit trupor.
Por gjatë ndërhyrjes, mjekët dyshojnë se ka ndodhur një dëmtim i brendshëm në zonën e stomakut, çka solli komplikacione serioze dhe përkeqësim të gjendjes shëndetësore.
Autoritetet turke kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes, ndërsa mediat italiane kërkojnë më shumë transparencë mbi klinikat estetike të huaja që ofrojnë ndërhyrje me kosto të ulët, por shpesh me rrezik të lartë mjekësor./ Zoom.al