zoom

Aktualitet

Detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, shkak u bë një vajzë

Detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, shkak u bë një vajzë

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Perugia, ku Hekuran Cumani, 23 vjeç, me origjinë shqiptare, humbi jetën pas një përleshjeje me armë të ftohta.

Ai u godit në fyt dhe kraharor ndërsa përpiqej të mbronte vëllain e tij, Samuele, i cili gjithashtu u plagos lehtë në këmbë.

Incidenti nisi pas një mbrëmjeje argëtimi në lokal studentor “100Dieci Cafè”, ku një sherr i vogël me një grup të rinjsh me origjinë tuniziane dhe marokene u përshkallëzua për shkak të një komenti ndaj një vajze.

Konflikti i parë në lokal u ndërpre, por rreth orës 4:30 të mëngjesit, përplasja rifilloi në një parkim pranë Departamentit të Informatikës, ku njëri nga agresorët kishte me vete dy thika.

Policia italiane ka nisur hetimet, ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe ka marrë në pyetje dhjetëra persona.

Hekurani punonte herë pas here, së fundmi kishte kaluar verën në Senigallia si kamarier. Ai kishte pasion për palestrën dhe tatuazhet./ Zoom.al

Postime të lidhura