zoom

Aktualitet

Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës! Kush është Ervin Mata

Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës! Kush është Ervin Mata

Është arrestuar në Brazil i shumëkërkuari nga drejtësia Ervin Mata, ndaj të cilit ishte dhënë masa arrest me nurg nga GJKKO në vitin 2023 për akuzat “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Mata akuzohet ka qenë pjesë e grupit të koordimint të trafikimin e 240 kiklogramëve kokainë si dhe për një sër veprash penale.

Megjithatë Ervin Mata ka qenë edhe më herët i njohur për drejtësinë shqiptare për përplasjen e famshme në një lokal në zonën e ish-bllokut me bosin e”lojërave të Fatit” Ervis Martinaj, ku ky i fundit në atë kohë mbeti i plagosur.

Mbrëmjen e  4 tetorit të vitit 2018-të Ervin Mata pati një përplasje me Ervis Martinajn ku u qëllua me armë, ndërsa humbi jetën Fabjon Gaxhaj, të plagosur mbetën Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.

Menjëherë pas ngjarjes në atë kohë u shpallën në kërkim Ervin Mata si dhe komandoja Mervjol Bilo, i dyshuar si personi që shkrepi armën.

Ndërkohë sa i përket arrestimit të Matës në brazil Policia e Shtetit shqiptar ka dhënë detaje, si dhe po vijon punën për ekstradimin e tij në vendin tonë.

Postime të lidhura