Aplikacion
Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe Taulant Seferi, ndodhen në Tiranë në kuadër të grumbullimit të ekipit kombëtar për dy ndeshjet miqësore që do të zhvillohen javën e ardhshme nën drejtimin e trajnerit të ri, Rolando Maran.
Megjithatë, përpara nisjes së përgatitjeve për këto sfida, Hysaj është përballur me një situatë të pakëndshme në rrugët e kryeqytetit. Sipas pamjeve të siguruara nga LSA, automjeti i mbrojtësit të Kombëtares është ndaluar nga efektivët e Policisë Rrugore, të cilët i kanë vendosur një gjobë për tejkalim të shpejtësisë në zonë të banuar.
Në automjet ndodhej edhe sulmuesi Taulant Seferi. Në pamje, Hysaj shihet duke biseduar me efektivin e Rrugores në përpjekje për të sqaruar situatën, por pavarësisht diskutimit, masa administrative nuk iu kursye futbollistit kuqezi.