zoom

Aktualitet

Ndryshon rregulli për patentat, shoferët e rinj nuk mund të drejtojnë makina të fuqishme

Ndryshon rregulli për patentat e reja. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve dhe Trasportit Rrugor njofton se ka ndryshuar rregulli për shoferët e rinj që pajisen me patentat të kategoris B.

Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale DPSHTRR thotë se të gjithë shoferët e rinj që pajisen me patentë të tipit B nuk mund të drejtojnë një automjet me fuqi më të madhe se 65 KW/TON.

Thënë ndryshe, drejtuesit e rinj të automjeteve nuk mund të drejtojnë automjete me motor deri në 1.5 për ato që punojnë me benzinë apo që janë hibride.

Nje mase e tille eshte bere e domosdoshme per te shmangur aksidentet e renda si ato qe kem i pare ditet e fundit.

Vetem nje jave me pare nje 20-vjecar qe kishte me pak se dy vite qe kishte marre patenten shkaktoi nje aksident ku humben jeten 3 persona dhe u plagosen 3 te tjere.

 

Makinat e mëposhtme janë brenda kufijve:

 

Fiat 500 1.0 70 kf Hybrid Connect

Ford Fiesta 1.1 Titanium 75 kf

Renault Tëingo 22 kËh Zen

Citroen C3 1.2 PureTech 83 kf

Fiat Panda 1.0 Hybrid 69 kf

Hyundai i20 1.2 MPI 84 kf

Kia Rio 1.2 84 kf

Lancia Ypsilon 1.0 Hybrid 70 kf

Mazda2 1.5 75 kf

Opel Corsa 1.2 75 kf

Renault Clio 1.0 SCe 67 kf

Seat Arona 1.0 EcoTSI 95 kf

Toyota Aygo Connect 1.0 VVTi 72 kf