Aplikacion
Pas kërkesave të SPAK, vendimit të Gjykatës Kushtetuese, presionit ndërkombëtar, Edi Rama ka bërë disa ndryshime në kabinetin qeveritar, këtë të enjte.
Ndryshimet kanë përgshirë pjesën dërrmuese të qeverisë së deritanishme.
Përveç Belinda Ballukut, Rama ka “fshirë nga lista” kryediplomaten Elisa Spiropali dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu.
Spiropali është zëvendësuar nga ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha i cili është lavdëruar më herët nga Rama për punën që ka bërë në arenën ndërkombëtare.
Ndërsa Pirro Vengu që kishte marrë detyrën e Ministrit pas postit si drejtor i Portit të Durrësit është zëvendësuar nga Ermal Nufi i cili ka qenë më herët zv.Sekretar i Përgjithshëm në Kryeministri.