zoom

Ide & Blog

Pirro Vengu iku, por litarin e la mbrapa

Pirro Vengu iku, por litarin e la mbrapa

Nga Artur Meçollari

Pirro Vengu iku, por litarin e la mbrapa.

Dëmi që i ka shkaktuar Pirro Vëngu Forcës Detare në një vit e gjysëm Ministër i Mbrojtjes është i jashtëzakonshëm. Pasojat do të ndihen për një kohë të gjatë. Ato përfshinë:

👉1) Nxjerrja nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes (PVP) i Forcës Detare i 80 ha në bazën detare të Pashalimanit, për interes të një biznesmeni italian, ndërsa NATO vijon ta studioi si bazë të saj me propozim të Qeverisë Shqiptare;

👉2) Ndryshimi i bazës kryesore të Forcës Detare nga Pashalimsni në portin e panisur të Porto Romsnos, projekt i cili duket ra për shkak të sekuestrimit të tenderit të tretë nga SPAK;

👉3) Largimi i kompaninisë amerikane Lockheed Martin, ndërtuese e SIVHD-së, në mirëmbasjtjen e Sistemit të Integruar Vëzhgimit të Hapësirës Detare (SIVHD), tashmë pesë vjet pa mirëmbajtje;

👉4) Largimi i kompanisë hollandez DAMEN Shipyards nga Kantieri i Pashalimsnit, kur 85% e mjeteve detare të Forcës Detare janë prodhim DAMEN dhe ka një vendim të Bordit të Modernizimit të vitit 2020;

👉5) Promovimi i ushtarakëve që kanë dorëzuar bazën detare të Limionit në shkelje të dekretit të Presidentit, bazë tashmë nen sekuestro dhe hetim nga SPAK;

👉6) Dhënis me qira e pronës nr.219 në Porto Romano prej 5,2 ha Portit MBM, i cili e kishte zaptuar dhe shkatërruar prej katër vitesh, edhe pse SPAK e ka nën hetim.

👉7) Ndryshimi i Ligjit për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit dhe Komandimit në FA. Sipas ndryshimeve edhe pse Presidenti, si Komandant i Përgjithshëm i FA dekreton pronat në PVP, Ministri ka të drejtë ti japi këto prona me koncesion, pa pyetur fare Presidentin./ Zoom.al

Postime të lidhura