zoom

Aktualitet

Lajm i fundit/ Edi Rama ndryshon qeverinë ( Emrat)

Lajm i fundit/ Edi Rama ndryshon qeverinë ( Emrat)

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë ndryshime në kabinetin qeveritar.

Në postin e zv.kryeminsitres është emëruar Albana Koçiu, e cila zëvendëson në këtë pozicion Belinda Ballukun.

Ferit Hoxha, ish ambasadori i Shqipërisë në OKB, është emëruar Ministër i Punëve të Jashtme.

Besfort Lamallari largohet si ministër Drejtësisë dhe merr postin e Ministrit të Brendshëm, ndërsa Toni Gogu emërohet në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Erjona Ismaili ështl emëruar ministre për Marrdhëniet me Parlamentin.

Ndërkohë që Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, post i mbajtur deri më tani nga Belinda Balluku emërohet Enea Karakaçi.

Edhe Ministria e Mbrojtjes ka pësuar ndryshim. Pirro Vengu është larguar nga detyra e ministrit, duke u emëruar në vend të tij Ermal Nufi.

Postime të lidhura