Aplikacion
Një person i shpallur në kërkim nga policia ka shkaktuar kaos gjatë një ndjekjeje në rrugët e Durrësit.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pranë zonës së tregut të fruta-perimeve, ku i dyshuari, duke tentuar t’i largohej forcave të rendit, ka përplasur pesë automjete të parkuara.
Policia është vënë menjëherë në ndjekje të tij. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur identitetin e të dyshuarit dhe as arsyen e shpalljes së tij në kërkim./ Zoom.al


