zoom

Aktualitet

Si në filma! Policia u vendos në ndjekje të tij, 15-vjeçari në Vlorë përplas dhe përmbys mjetin e efektivëve

Si në filma! Policia u vendos në ndjekje të tij, 15-vjeçari në Vlorë përplas dhe përmbys mjetin e efektivëve

Një ngjarje e rëndë është shënuar në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, ku një i mitur ka përplasur me dashje një automjet policie, duke shkaktuar plagosjen e një efektiveje.

Sipas të dhënave paraprake, 15-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, çka ka sjellë nisjen e një ndjekjeje nga zona e Çoles. Gjatë tentativës për t’u larguar, ai ka goditur mjetin e policisë, i cili është përmbysur në rrugë si pasojë e përplasjes.

Efektivja e plagosur është dërguar në spitalin rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, policia vijon punën për kapjen e autorit dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Postime të lidhura