zoom

Slider

Ndahet nga jeta legjenda e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer

Ndahet nga jeta legjenda e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer

Legjenda e futbollit gjerman dhe ikona e Kupës së botës, Franz Beckenbauer është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Lajmi i trishtë është konfirmuar familja e tij. Beckenbauer gëzoi një karrierë të gjatë në futboll, si lojtar edhe si menaxher pasi kaloi në sistemin e të rinjve të Bayern Munich në vitin 1964.

Ai luajti për ekipin bavarez, në qytetin ku lindi, për 13 vjet duke fituar trofe të panumërt duke përfshirë dy Topa të Artë.

Mbrojtësi bavarez është më i njohur për bëmat e tij me ekipin e tij kombëtar dhe ishte një pjesë e madhe e skuadrës së Gjermanisë Perëndimore që fitoi Kupën e Botës në 1974. Kur Beckenbauer u tërhoq nga futbolli, ai u bë trajner duke marrë drejtimin e Gjermanisë Perëndimore në punën e tij të parë, ku fitoi Kupën e Botës.

Nga atje, ish-qendërmbrojtësi mbajti postin e drejtorit sportiv në klubin francez Marseille përpara se të kthehej në shtëpi për të menaxhuar Bayern Munich, ku fitoi nëntë tituj, përfshirë një Ligë të Kampionëve.

Postime të lidhura